A do të ketë dozë të tretë vaksine? Manastirliu: 35.5% e popullates janë imunizuar plotësisht

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se rreth 35/5 % e pupullsisë janë vaksinuar.

Pas Mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Manastirliu deklaroi se deri më tani janë më shumë se 900 mijë qytetarë të cilët kanë marrë dozën e parë të vaksinës, ndërkohë që 60% të vaksinuar janë personat mbi 60-vjeç .

Ndërsa, sa i përket dozës së tretë Manastirliu tha se Komiteti i Vaksinimit është duke vlerësuar programin për dozat përforcuese.

“Janë më shumë se 900 mijë qytetarë që kanë marrë dozën e parë të vaksinës. Janë vaksinuar 35.5% e popullatës. Synimi ynë është që të rrisim mbulesën vaksinale por popullata mbi 60 vjeç ka arritur një vaksinim 60%”. Komiteti i Vaksinimit është duke vlerësuar programin për dozat përforcuese. Ne jemi të përgatitur. Qeveria ka vendosur fondet në dispozicion për blerjen e vaksinave. Edhe nëse komiteto vendos për dozën e tretë, ne do e vazhdojmë menjëherë. Nuk kemi humbje të vaksinave kur flasim për afate skadence”, tha ajo.

Zjarr Tv Ad