Inter barazon me Lionin, Lukaku shënon golin e parë pas rikthimit në Milano

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Skuadra e Interit është padyshim një nga pretendetet kryesore për fitimin e titullit në Seria A. Megjithatë në miqësoret parasezonale ekipi ka shfaqur probleme sidomos në prapavijë. Pas barazimit ndaj Monako dhe humbjes me Lens, për zikaltërit ka ardhur një tjetër barazim, këtë herë 2-2 përballë Olimpik Lionit.

Skuadra italiane e nisi ndeshjen në sulm dhe krijoi disa raste të mira, por mbrojtja u vu disa herë në vështirësi me Lakazet i cili gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 31-të, duke bërë që pjesa e parë të mbyllet me avantazhin e Lionit. Francezët shënuan edhe të dytin në minutën e 50 me anë të Sherki.

Por Lukaku gjeti shpejt golin që shkurtoi diferencën, duke ngjallur përsëri entuziazmin te Interi që nisi të sulmonte më më vrull. Pas një aksioni perfekt, Interi gjeti edhe golin e barazimit me Barela, duke vulosur shifrat 2-2 të cilat nuk ndryshuan deri në fund, me Onana i cili u desh të bënte një pritje spektakolare ndaj Dembele duke devijuar topin në traversë.

Kristjan Asllani e nisi ndeshjen e djeshme nga stoli, duke hyrë në fushë vetëm në minutën e 74-t në vend të Brozoviç.

Zjarr Tv Ad