Skuadra e Interit nuk ndalet në këtë merkato vere. Pas prezantimit të Lukakut,Aasllanit,Onanas dhe Mikitaryan “Zikaltërit” bëhen gati për zyrtarizimin e radhës. Bëhet fjalë për futbollistin e Cagliarit Raoul Bellanova.
Vetë futbollisti është shprehur shumë i lumtur që ndodhet në Milano dhe që do të nis këtë aventurë të re. Mbrojtësi Italian do të zhvillojë vizitat mjekësore dhe më pas do të firmos edhe kontratën e re me klubin nga Milano.
Drejtuesit e Interit po përpiqen të plotesojnë të gjitha kërkesat e trajnerit Inzaghi në mënyrë që të kenë një ëkip konkurues jo vetëm në Itali por edhe në kompeticionet europiane sezonin e ardhshëm.
Megjithatë si merkatoja në hyrje ashtu edhe ajo në dalje ende nuk është mbyllur për Interin që kërkon të ruaj edhe balanca përsa i përket financave.