Iris Luarasi: Fakti që shumica e popullsisë shqiptare janë myslimanë na penalizon në BE

0
387
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pedagogia Iris Luarasi thotë se hapja e negociatave është një proces i rëndësishëm që e çon shumë hapa para në Bashkimin Evropian Shqipërinë, por ky është një proces i gjatë që nuk varet plotësisht nga ne.

Në Euronews Albania, Luarasi u shpreh se fakti që në Shqipëri shumica e popullsisë është e besimit mysliman, e penalizon vendin në procesin e anëtarësimit në BE.

“Ky është një problem që dihet, edhe Shqipëria edhe Bosnja janë dy vend me popullsi shumë të madhe myslimane. Kjo është një gjë që nuk është thënë kurrë hapur, por është një nga kriteret që e vonon anëtarësimin në BE”, tha Luarasi.

Zjarr Tv Ad