Gjatë fjalimit që Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken mbajti në takimin me kryeministrin e Shqipërisë Edi Ramën, ai foli edhe për Kombëtaren shqiptare, me këta të fundit që u kualifikuan në Europian. Blinken u shpreh se në finalet e kupës së këtij kompeticioni ai do të vijë të mbështesë kombëtaren tonë.
Në krahun tjetër, për fjalën e Blinken që kishte lidhje me “Euro 2024” dhe Kombëtaren shqiptare, një koment e ka dhënë edhe analisti i njohur, Andi Bejtja. Ky i fundit shprehet në një formë ironie se njeriu më i rëndësishëm për amerikanët qenka Presdienti i Federatës Shqiptare të futbollit.
“Deri tani duke u nisur edhe nga minutzhi që zuri në fjalën e Sekretarit Blinken, kualifikimi i Shqipërisë në Europian, duke qartë që njeriu më i rëndësishëm për Amerikanët në Tiranë është Armand Duka. Të shohim nëqoftëse ndërrohet radha pas konferencës për shtyp”, shkruan Andi Bejtja në profilin e tij në Facebook.
Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka vizituar ditën e sotme Shqipërinë për herë të parë që nga viti 2021, kur ai mori postin për drejtimin e diplomacisë amerikane. Ai u takua me presidentin Bajram Begaj, kryeministrin Edi Rama, por edhe me kreun e SPAK, Altin Dumanin.