“Ne nuk kemi ushtri”, Lapaj: Gjysma e ushtarakëve kërkojnë të lirohen dhe po mbahen me zor

0
41
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Adriatik Lapaj deklaroi në studion e “Ditarit” në A2 CNN se ushtria shqiptare “është e vetmja në botë që ka numër të njëjtë oficerësh me ushtarësh”.

“Në çdo vend të botës, ushtria ka 10 oficerë për 1000 ushtarë. Në Shqipëri ka oficerë saç janë ushtarë. Ne kemi jo më shumë se 4000 ushtarë nën armë. Sot kemi buxhetin më të ulët në rajon për frymë për ushtrinë. Nuk kemi ushtri”, theksoi Lapaj.

“Gjysma e ushtarakëve shqiptarë kanë bërë kërkesë që të lirohen nga ushtria dhe nuk lejohen sepse kanë kontrata dhe konsiderohet dezertim. Nuk lejohen, mbahen me zor. Kjo ndodh sepse rrogat janë ato që janë, kushtet janë ato që janë dhe nuk ka perspektivë”, shtoi Lapaj.

Sipas tij, nga kjo gjë qytetarët duhet të kuptojnë rëndësinë e partneritetit me SHBA-në, pasi kur vjen puna “e bajonetave nga Beogradi, kërkojmë Amerikën; kur vjen puna për punët e brendshme, themi pse ngatërrohet me ne Amerika”.

Zjarr Tv Ad