Qeveria riktheu Lojërat e Fatit me 72 vota në Kuvend, dy deputetët socialistë që abstenuan

0
76
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ligji për Lojrat e Fatit kaloi sot në Kuvend, por pa 2 vota nga radhët e socialistëve. Kartonin e abstenimit e ngritën deputetët Erion Braçe dhe ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Vendimi që ka marrë Braçe ka qenë i paralajmëruar, pasi ai kërkoi shtimin e disa amendamendeve në ligj, të cilat nuk u morën parasysh.

Pak ditë më parë, pasi u anulua votimi në Kuvend, Braçe përsëriti kundërshtimin e tij ndaj projektligjit.

“Mos e vini jetën tuaj në tavolinën e roletës, nuk ka dalë njeri i fituar nga kjo histori. Unë jam kundër. Nuk besoj se e ka vuajtje shpirtërore njeri se nuk luan bixhoz. Unë jam kundër. Por situata ku ndodhemi se ky aktiviteti është i qartë në territor i shtrirë në territor duhet një ndërhyrje shumë e fortë për të bërë një përpjekje për legalizim. Demotivim sa më shumë i çdo lojtari. Duhet me rregulla. E para ishte reklama. Amendimet që ju bënë projektligjit në komisionin e ekonomisë synojnë që të ndalohet reklama. Edhe influencer t’ju ndalohet reklamimi i kazinove. Janë disa vajza që e bëjnë këtë gjë dhe me vjen keq ashtu siç ka dhe djem. Të ndalohet reklamimi i tyre. Do lejohet vetëm në ambiente sportive. Pjesën tjetër do të lejohet nëpër stadiume. Ky aspekt u mor parasysh”- tha Braçe.

Deputeti socialist nënvizoi se kërkoi që SPAK të jepte një miratim për licencat, por nuk e pranuan.

“Sa kohë që ne u përballëm me këtë përvojë dhe sot është në duar të krimit. Ata e kanë kurajon ta bëjnë këtë aktivitet sot. Edhe të marrin përfitime dhe të blejnë policë. Përtej këtyre kërkova që një nga miratimet për ata që do të marrin licensat duhet ta jepte SPAK-u. Do ishte krejt normale që ai institucion të japë një nga miratimet që kërkohen në ligj për atë që do të licensohen për lojërat e fatit. Nuk kanë ndryshuar kushtet, ndërkohë që situata ka ndryshuar. Ky institucion të jepte një nga miratime!” u shpreh ai.

Braçe zbuloi se ka patur presion për amendimet e tij për hapjen e basteve online.

“Kam patur shumë presion. Nga miq dhe nga ata që nuk i njoh fare. Mjafton të shohësh telefonin tim”, tha Braçe.

Ndërsa ish-ministri Fatmir Xhafaj nuk ishte shprehur kundër projektligjit më parë.

Projektligji ishte planifikuar që të votohej gjatë seancës së 8 shkurtit, projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr 155/2045 për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë, të ndryshuar”, por për arsye që nuk u qartësuan, u hoq nga rendi i ditës në Parlament me kërkesë të Partisë Socialiste.

Pesë vite pasi u ndaluan më 1 janar 2019, aktiviteti i lojërave të fatit nuk ndaloi, pasi u gjetën rrugë të tjera për të luajtur online, pa u kontrolluar nga shteti.

Zjarr Tv Ad