Ish-kryeprokurorja e gjykatave të OKB-së, Karla Del Ponte kërkon arrestimin e Putinit

0
72
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeprokurorja e gjykatave të OKB-së për krimet e luftës, Karla Del Ponte ka bërë thirrje që presidenti rus Vladimir Putin të arrestohet për pushtimin e Ukrainës.

Karla Del Ponte tha se urdhër arrestet ndërkombëtare duhet të lëshohen kundër Putinit dhe zyrtarëve të tjerë të lartë rusë.

“Putini është një kriminel lufte,” i tha ajo gazetës zvicerane Le Temps.

Del Ponte shërbeu si kryeprokurore në gjykatat penale ndërkombëtare të OKB-së për ish-Jugosllavinë dhe për Ruandën.

Një hetim mbi krimet e mundshme të luftës në Ukrainë filloi muajin e kaluar pasi Rusia u akuzua për bombardimin e civilëve.

Zjarr Tv Ad