‘Koha që çdo fëmije me autizëm t’i japim një jetë me suksese dhe mundësi’

0
60
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një mesazh nga Dr. Liri Berisha

Sot është dita botërore e ndërgjegjësimit për autizmin. Në mbarë botën, njerëzit bashkohen për të ngritur zërin mbi nevojat dhe ëndrrat e njerëzve që jetojnë me autizëm.

Të gjithë ne sot e përgjatë muajit prill, përpiqemi të nxjerrim në pah nderimin dhe respektin për çdo individ që jeton me autizëm, për atë që ai është dhe ka mundësi të japë.

Ne sot përgëzojmë dhe urojmë prindërit, vëllezërit e motrat, gjyshërit, mësuesit dhe profesionistët e kësaj fushe që ofrojnë mbështetje dhe dashuri për ata që jetojnë në spektrin e autizmit.

Gjithashtu përgëzojmë edhe ata që vite më parë nuk e pranuan atë që u ishte thënë se nuk mund t’ia dilnin që fëmijët e tyre do të bëheshin një ditë të aftë e të pavarur dhe sot kanë treguar se çfarë janë të aftë të bëjnë falë besimit dhe guximit për të ecur përpara.

Sot përgëzojmë dhe jemi falënderues edhe ndaj atyre bizneseve, përfaqësueses institucionesh private e publike si dhe atyre pak përfaqësuesve të zgjedhur,që vlerësojnë bukurinë e një personi me autizëm.

Por sot, ne gjithashtu duhet të kuptojmë se autizmi, që vijon të rritet në numër, ekziston çdo ditë të vitit. Ne gjithashtu duhet të kujtojmë se ndërsa synojmë të rrisim ndërgjegjësimin për autizmin, nevoja më e madhe shoqërore shtrihet shumë përtej ndërgjegjësimit.

Vendit tonë ende i mungon një përkushtim i fortë për të siguruar që çdo personi që jeton me autizëm t’i jepet një mundësi për të realizuar aftësitë e tij e shumë prej tyre ende u mohohet.

Ne duhet të bëjmë më shumë sesa flasim për autizmin. Sot, shumica e njerëzve që jetojnë me autizëm diskriminohen në punësim dhe akses për një arsim publik cilësor me mësues mbështetës.

Prindërit duhet rregullisht të luftojnë me shkollën e fëmijës së tyre për të siguruar që fëmija i tyre të marrë aftësitë e kërkuara dhe që ja njeh ligji për të pasur sukses. Të gjithë jemi të vetëdijshëm për problemet me të cilat ata përballen ata ndaj ditën sot duhet të shpenzojmë duke u përqendruar në ndryshimin e jetës së tyre kuptimplotë.

Fondacioni “Fëmijët Shqiptarë” promovon çdo vit nevojën për ndërgjegjësim në mënyrë që ata njerëz që kanë autizmin si kauzë të përbashkët të bashkohen në këtë përpjekje. Po kjo nuk mjafton.

Pyetja që duhet bërë është: A do të angazhohemi si komb në çdo ditë të vitit që t’i japim mundësi çdo personi që jeton me autizëm të përparojë në një rrugë të suksesshme, pa pengesa të panevojshme për të maksimizuar cilësinë e jetës së tij apo të saj?

Kur ky të jetë realiteti i këtij vendi, atëherë ne mund ta kthejmë 2 Prillin në ditë feste sepse bëmë diçka të drejtë. Autizmi prek 1 në 44 individë sot në SHBA ndërsa në Shqipëri të dhënat zyrtare referojnë se përbëjnë 26% të fëmijëve me aftësi të kufizuar.

Është koha që çdonjërit prej tyre t’i japim një jetë me suksese dhe mundësi.

Zjarr Tv Ad