Ish-ministri Arben Ahmetaj rekurs në Gjykatën e Lartë, ja kërkesa e papritur që bën

0
128
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Avokatët e ish zv kryeministrit Arben Ahmetaj, Ardian Vishaj, Henrik Ligori dhe të ish-bashkëshortes së tij, kanë bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për sa i përket sekuestros së vilës në Palasë.

Bashkë me avokatët e Ahmetajt kërkesës i është bashkangjitur edhe avokati i shtetases zvicerane në emër të së cilës ndodhet prona në Palasë.

Bëhet fjalë për urdhrin numër 62 të Gjykatës së Posaçme të Apelit dhe vendimit numër 137 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së parë.

Avokatët e quajnë te padrejtë që të sekuestrohet një pronë që nuk është në pronësi të Ahmetajt dhe as e ish-bashkëshortes së tij që pretendon që e ka pasur thjeshtë në përdorim.

Zjarr Tv Ad