Ish-ministri Bumçi: Do ndërtojmë një front të madh opozitar, për të rrëzuar regjimin e Edi Ramës

0
66
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministri i qeverisë Berisha, Aldo Bumçi thotë se demokratët do të ngrenë një front të madh opozitar për të rrëzuar atë që ai e quan regjim të Edi Ramës. Sipas tij, çdo njeri që nuk shikon nevojën për bashkim, është aleat i kryeministrit aktual.

“Do ndërtojmë një front të madh opozitar. Çdo njeri që nuk shikon nevojën për bashkim, është aleat i Edi Ramës. Dy regjimet autoritare të fundit janë të Vuçiç dhe Edi Ramës. Ne do të krijojmë një front për ta rrëzuar këtë regjim që ka cenuar çdo të drejtë themelore”, u shpreh Bumçi.

Në një intervistë për RTV Ora, Bumçi tha se politika e Ramës gjatë 9 viteve ka qenë të mbështesë Aleksandër Vuçiç në kurriz të Kosovës.

“Rama në marrëdhënie me Serbinë ka kohë që e ka kaluar cakun por tani ai nuk po mundohet të ruaj as fytyrën. Politika e Ramës gjatë 9 viteve ka qenë të mbështesë Aleksandër Vuçiç në kurriz të Kosovës. Ndërsa njohjet e Kosovës kanë ardhur duke rënë, Rama qëndron në krah të tij dhe e prezanton si një lider të përgjegjshëm”, vijoi ai.

Zjarr Tv Ad