Ish-ministri Cani flet pas dëshmisë në SPAK për “Sterilizimin”

0
95
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministri i Financave, Shkëlqim Cani ka folur për mediet pas përfundimit të dëshmisë së tij në SPAK. Ai ishte thirrur nga SPAK ditën e sotme për të dëshmuar për koncesionin e sterilizimit, pak orë pasi GJKKO dha masë për 8 persona të përfshirë.

Cani tha se duhet të ruajë sekretin hetimor dhe nuk mund të japë detaje.

Cani: Unë jam njeriu që duhet të ruaj sekretin hetimor, s’mund të jap detaje, po ju them ju falenderoj për interesimin që behet në kuadër të transparencës, meqë jemi në gusht vapë është, SPAK duhet falënderuar bashkë me juve, të themi që SPAK ka nxjerrë gjethet të na bëjë hije që nesër të jemi… Unë kam qenë gjithnjë i hapur për çdo çështje, punët e mia janë ndërtuar mbi bazën e letrave, jo fjalë, unë kam zbatuar ligjin dhe aktet nënligjore. Çne të më njihte mua ai, donte të më jepte disa pare ai mua, nga ta gjej lidhjen, nuk ka asnjë lidhje. Kur ka nisur koncesioni unë jam larguar nga detyra. Unë jam i detyruar të zbatoj ligjin, se çfarë ndodh më pas është një histori më vete dhe nuk jam unë më ministri që i di këto gjëra, çfarë më kërkuat ua dhashë përgjigjet.

Zjarr Tv Ad