Ish prokurorja e shkarkuar nga KPA, Antoneta Sevdari nuk ndal sulmin e saj ndaj anatëtarëve trupës që dhanë vendimin për largimin e saj. Me një letër drejtuar ONM-së ajo kërkon përfundimin e mandiatit për gjyqtarët Luan Daci dhe Ardian Hajdari pasi nuk plotësojnë kriteret për të qënë pjesë e KPA
Ish-anëtarja e KLP i kërkon ONM-së fillimin e procedimit disiplinor dhe përfundimin e mandateve për të dy anëtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Ardian Hajdarit dhe Luan Dacit.
Në kërkesën e saj, drejtuar ONM-së, Sevdari shkruan se pas shkarkimit ka verifikuar kushtet e zgjedhshmërisë së Gjyqtarëve të Kolegjit të Apelimit dhe ka konstatuar si dhe vërtetuar nga verifikimet e deritanishme, se dy nga anëtarët e Kolegjit të Apelimit nuk përmbushin kushtet e zgjedhshmërisë për të qenë gjyqtar, dhe rrjedhimit për ushtrimin e profesionit.
Për gjyqtari Ardian Hajdari ajo thotë se nuk plotëson kushtin “të ketë përvojë pune jo më pak se 15 vjet si gjyqtar, prokuror, avokat, profesor i së drejtës, nëpunës i shërbimit civil në nivel drejtues ose në një përvojë të njohur në fushën e së drejtës, si dhe ka përfunduar studimet me mesatare 6.44. Në këto kushte ai nuk përmbush kushtin e parashikuar në germën d) të pikës së dytë të nenit 6 të ligjit 84/206, pra notën mesatare jo më pak se 8.
Ndërsa për anëtarin tjetër, të KPA, Luan Daci, ajo shkruan: Nga procesverbali i mbledhjes së KLD-së i datës 18.11.2016 rezulton se z. Luan Daci ka aplikuar për vendet vakante të shpallura nga ky institucion në pozicionin e “Gjyqtarit të Shkallës së Parë”. Komisioni i Shqyrtimit të kandidaturave për vendet vakant të Gjyqtarit të Shkallës së Parë, ka skualifikuar z. Luan Daci nga gara për shkak se nuk plotëson kushtet ligjore.
Sipas këtij procesverbali ky kandidat me vendimin nr.06 datë 24.12.1997, është shkarkuar nga detyra Luan Daci nuk plotëson kushtin “të ketë përvojë pune jo më pak se 15 vjet si gjyqtar, prokuror, avokat, profesor i së drejtës, nëpunës i shërbimit civil në nivel drejtues ose në një përvojë të njohur në fushën e së drejtës administrative ose sfera të tjera të së drejtës.
Një tjetër pikë, e përmendur në kërkesën e Antoneta Sevdarit është edhe se të dy këta anëtarë të KPA, nuk e njohin mirë gjuhën angleze, një tjetër kusht ky për të qenë pjesë e Vetting. Seanca gjyqësore publike për Antoneta Sevdarin u zhvillua më 25 shkurt, teksa ishte Komisioneri Publik që kishte apeluar vendimin e shkallës së parë, atë të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që e konfirmonte atë në detyrën e prokurores prej 18 korrikut të vitit të kaluar. Në lidhje me vendimin ajo pohon se do ti drejtohet Gjykatës së Strazburgut