Opozita sot protestë deri në mesnatë, Rama shkruan: Durimi nuk është pritje

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kur kanë mbetur vetëm pak orë nga fillimi i protestës, kryeministri Edi Rama ka përcjellë një tjetër mesazh: “Durimi nuk është pritje. S’është të presësh duarkryq. Kjo është përtaci. Durimi është të vazhdosh kur vazhdimi është i vështirë dhe i ngadaltë. Dy luftëtarët më të fuqishëm janë koha dhe durimi”

Ndërkohë pak më parë publikoi letrën e katërt publike drejtuar Bashës ku thuhet se nuk do të japë dorëheqjen dhe data e zgjedhjeve nuk do të ndryshojë.

FNSh ruan institucionet- Janë plot 1500 efektive që do të angazhohen në protestën e thirrur nga opozita këtë të shtunë.  Nga organizatorët e protestës është njoftuar se protesta do të zgjasë nga ora 19:00 deri në mesnatë dhe ajo do te jetë një protestë marshim në të gjitha rrugët e kryeqytetit.

Por në pergjigjen zyrtare të rikthyer nga policia kerkohet që protesta të përqëndrohet vetem ne bulevardin kryesor, pasi pengon vijim normalisht të aktivitetit të qytetarëve jo protestues.

Ndërkohë  mësohet  policia i “druhet” incidenteve apo skenarëve të dhunshëm, ndaj për këtë arsye, plani i masave që është hartuar nga uniformat blu është më i përforcuar se gjatë protestave të fundit që janë zhvilluar.

Policia ka kaluar  ne gadishmeri të përforcuar që prej mbrëmjes së të premtes ndërsa në gatishmëri kanë kaluar edhe  policia e burgjeve dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe ato të Renea-s.

Nga ana tjetër policia rrugore do të bllokojë dhe devijojë qarkullimin  në të gjitha akset që të çojnë drejt sheshit “Skënderbej” dhe Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Po krahas efektiveve masa janë marrë edhe në infrastrukturë.

Në cdo pike strategjike janë vendosur kamera sigurie me rezolucion të lartë  duke zevendësuar edhe ato të dëmtuarat në protestat e meparshme.  Ndërsa nuk ka munguar edhe lyerja me graso e shtyllave te tensionit ne bulevard.

 

Zjarr Tv Ad