Ish-Sekretarja e Shtetit Amerikan falenderon Shqipërinë për strehimin e afganëve: Shpresoj që dhe të tjerë të ndjekin këtë shembull…

0
34
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Politikania amerikane, Madeleine Albright, thotë se të gjithë bashkë duhet të fokusohen në shpëtimin e jetëve të pafajshme në Afganistan, që rrezikohen nga regjimi ekstrem taleban.

Me anë të një shënimi në Twitter, ish-sekretarja e Shtetit Amerikan në vite në kohën e Bill Klinton, falenderon Shqipërinë e Kosovën për gatishëmrinë e tyre për të strehuar përkohësisht refugjatët politikë afganë, pas përparimit të ushtrisë talebane e cila tashmë ka marrë të gjithë Afganistanin nën kontroll.

“Ne duhet të përqëndrohemi në shpëtimin e jetëve në Afganistan. Ndërsa SHBA po punon për të evakuuar ata që janë në rrezik të veçantë nga talebanët, unë jam mirënjohëse ndaj Shqipërisë, Kanadasë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut për ofrimin e strehimit aleatëve afganë, grave dhe udhëheqësve të shoqërisë civile. Shpresoj dhe pres që të tjerët të ndjekin këtë shembull”, shkruan diplomatja në rrjete sociale.

Zjarr Tv Ad