“Ishte duke ngrënë byrek”, Bardhi ironizon mungesën e Lulzim Bashës në Kuvend: Në vend që vinte të bënte betejë me ne ai…

0
58
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i grupit të opozitës, Gazment Bardhi, ka ironizuar mungesën e Lulzim Bashës ditën e djeshme në seancën plenare, e cila arriti dhe në konfrontim fizik mes deputetëve të opozitës dhe të mazhorancës.

I ftuar në studion e “Opinion”, teksa fliste për aksionin opozitar të nisur në Parlament, Bardhi tha se “Lulzim Basha ishte duke ngrënë byrek dhe ishte në shtëpi”.

Sipas Bardhit, Basha duhej të ishte në parlament sot për të bërë betejë së bashku me kolegët e tij.

Blendi Fevziu: Ju jeni të PD-së se Basha thotë nuk jeni të PD-së?

Gazment Bardhi: Nuk e cakton zoti Basha. Po ta caktonte zoti Basha e zoti Rama ne nuk ishim as opozitë, as PD. Do ishim në shtëpi, siç kanë vendosur një pjesë e kolegëve përfshirë zotin Basha që sot në vend se të vinte të bënte betejë me ne për komisionin hetimor të sterilizimit, check-up se i kemi bërë beteja në PD prej vitesh.

Blendi Fevziu: Zoti Basha? Jo ai, ishte duke ngrënë byrek sot.

Gazment Bardhi: Po ishte duke ngrënë byrek dhe ishte në shtëpi. Zoti Rama mund të dojë opozitë që ha byrek, por ne nuk na kanë mandatuar qytetarët që të hamë byrek, na kanë mandatuar qytetarët që të kryejmë detyrën tonë, misionin kushtetues, të kontrollojmë mazhorancën.

Zjarr Tv Ad