Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Senaca e djeshme maratonë është shoqëruar me debate të ashpra jo vetëm mes opozitës dhe maxhorancës, por dhe vetë PD.
Deputetja e PD, Flutura Açka i tërhoqi vëmendjen deputetëve të PS, për një vizatim të bërë me dorë nga ta duke thënë se ishte “seksizëm i pastër”.
Ajo nuk përmendi emra, por kamerat në Kuvend kanë kapur që deputeti Toni Gogu ka vizatuar një rrush, që sipas saj edhe pse mund të ishte një veprim i bërë me humor, ishte seksist.
“Më bëri përshtypje një dizajn që bërën kolegët e mi, mund ta ketë kapur kamera, sigurisht që mund të jetë në kuadrin e humorit, por është seksizëm i pastër. Po flasim për verën, unë mendoj që nuk janë dehur, po mendoj se po flasim dhe nuk po pimë. Herë tjetër bëni kujdes…,”-tha ajo.