(EMRI) Arrestohet Polici hajdut që vodhi 30 mijë Euro në një banesë gjatë një kontrolli policor

0
230
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një polic 24-vjeçar në komisariatin e Cërrikut është vënë në pranga pas denoncimit të një qytetari se i kishin vjedhur një shumë të madhe parash nga banesa e vëllait të tij.

Në pranga nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore është vënë polici Geraldo Nela, pasi vodhi plot 30 mijë euro nga banesa e vëllati të shtetasit Andrea Gjini në qytetin e Belshit.

Qytetari denoncoi në një televizion ditën e djeshme, duke thënë se polici ishte paraqitur pranë tij duke pretenduar se kishte urdhër për kontroll në banesën e vëllait të tij Syrja Kuqja. Pas kontrollit, Gjini zbuloi se nga shtëpia e vëllait mungonin plot 30 mijë euro.

AMP thotë se ka arritur të sekuestrojë edhe shumën e vjedhur prej 30 mijë eurosh.

NJOFTIMI I PLOTË:

Më datë 21.12.2022, nga Drejtoria Rajonale e AMP-së Elbasan-Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, u krye arrestimi në flagrancë për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën” parashikuar nga neni 135 i Kodit Penal, i punonjësit të policisë:

Inspektor G. N., 24 vjeç, me detyrë Trupë shërbimi pranë Komisariatit të Policisë Cërrik.

Arrestimi i këtij shtetasi u krye në kushtet e flagrancës në kuadër të veprimeve procedurale të autorizuara nga ana e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, në lidhje me kallëzimin e shtetasit S. K., me banim në Marinzë, Belsh, i cili në kallëzimin e tij pretendonte se gjatë një kontrolli të ushtruar pranë familjarëve të tij, më datë 20.12.2022, këtij shtetasi i ishte vjedhur një shumë prej 30 mijë euro në ambjentet e jashtme të banesës në pronësi të tij.

Në lidhje me këtë ngjarje dhe si rezultat i punës hetimore të pandërprerë, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i punonjësit të policisë inspektor G. N.

Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u bë sekuestrimi i shumës prej 30 mijë euro që ky punonjës policie ia kishte vjedhur shtetasit S. K.

Materialet hetimore janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për veprime të mëtejshme.

AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.

Zjarr Tv Ad