Erion Braçe ngre problemin e madh në Kuvend…Është për të vënë duart në kokë!

0
60
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ka nisur për të dytën ditë radhazi seanca e plenare në Kuvendin e Shqipërisë, me rendin e ditës ku përfshihen një sërë projektvendimesh dhe projektligjesh.

Në seancën e sotme do të diskutohet akti normativ për ndryshimet në buxhetin e këtij viti, si dhe ndryshimet për huamarrjen shtetërore, borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore të huasë në Republikën e Shqipërisë.

Në lidhje me ndryshimet në buxhet, deputeti i Partisë Socialiste në Bashkinë Divjakë, Erion Braçe u shpreh se deri në muajin nëntor ekonomia në Shqipëri ka dalë me 9.5 miliardë lekë suficit.

Braçe foli për shpërndarjen e parave të buxhetit. Ai u ndal te fermerët dhe bujqit, duke thënë se ata kanë nevojë për më shumë mbështetje nga shteti.

“Këtë muaj duhet të harxhojmë 152 miliardë lekë. Do i çojmë shpenzimet totale në 665 miliardë lekë në vit. Me 9,5 miliardë lekë suficit kemi ardhur në nëntor. Jam i bindur se këto para nuk do të përdoren dot. Kjo është përgjegjësi e ministrisë së financave, Interesat po rriten shumë shpejt. Dyshoj shume se mund të dalim edhe nga shinat. Dua të flas për shpërndarjen e parave. Është politikë e poshtër të krijosh alibi. Kur flitet për mirëqenien e bujqve është për të vënë duart në kokë. Këta njerëz që prodhojnë ushqim për gjithë këtë vend duhet të mbështeten me çdo kusht”, tha Erjon Braçe.

Zjarr Tv Ad