“Mirëqënia për bujqit, për të vënë duart në kokë”, Braçe: Ata punojnë dhe ne ushqehemi, kanë vetëm punën e lopën, por s’kanë jetë

0
42
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe foli në seancën e sotme plenare për shpërndarjen e parave të buxhetit në sektorin e Ekonomisë.

Ai u ndal te fermerët dhe bujqit, duke thënë se ata kanë nevojë për më shumë mbështetje nga shteti. Sipas tij “mbështetja që thuhet se po u jepet fermerëve nga qeveria, është për të vënë duart në kokë.”

Pjesë nga fjala e Braçes:

Këtë muaj duhet të harxhojmë 152 miliardë lekë. Do i çojmë shpenzimet totale në 665 miliardë lekë në vit. Me 9,5 miliardë lekë suficit kemi ardhur në nëntor. Jam i bindur se këto para nuk do të përdoren dot. Kjo është përgjegjësi e ministrisë së financave, Interesat po rriten shumë shpejt. Dyshoj shume se mund të dalim edhe nga shinat. Dua të flas për shpërndarjen e parave në sektorin e ekonomisë. Kërkova 1 miliard lekë plus për mbështetjen e bujqve.

Nga 30 miliardë lekë që po shpërndahen kërkova 1/3 për fermerët dhe bujqit. Është padrejtësi e madhe që 115 mijë familje nuk do të marrin naftën. Dje thoshte se socialistët kanë marrë baftën, po Ilir Kaloshi që ka marrë cfarë është, po Ylli Hasa, po Kujtim Muja? PO Diell Sharka, Bashkim Sharka etj, që kanë marrë mijëra litra naftë çfarë janë? Është politikë e poshtë të mos iu japësh fermerëve atë që ju takon se kanë mbjellë tokat në vjeshtë, na kanë besuar ne. Ka ndonjë ekspert që të më thotë sesi argumentohet kjo? Kjo është padrejtësi. 3.7 mld lekë japim ne. Çfarë na kanë bërë këta njerëz? Na kanë bërë deputet me votën e tyre, na kanë dhënë një status. Kur votoni për lopët mendoni për biznesmenin që përfiton prej tyre.

Ata nuk kanë jetë, por vetëm punë.

Por mendoni për këtë tjetërn: Një vajzë vetëm 15 vjeçe që çohet në 3 të mëngjesit dhe futet në stallë, mjel lopën dhe dorëzon qumështin. Kthehet në haur dhe pastron lopën dhe e ushqen.

Më pas bën punë të tjera në funksion të lopës. E bën gati për mjeljen e pasdites, mbledh dhe dorëzon qumështin e kthehet në haur, pastron lopën dhe bën gati ushqimin dhe pas kësja bie të flerë. E bën për 20 vite më radhë, bëhet 35 vjeç, 60 vjeç, por nuk ka patur jetë, ka patur vetëm punë në atë ambient dhe me lopën. E njëjta situatë edhe për një djalë.

Ata punojnë dhe ne ushqehemi. Ne nuk duam këtë jetë, as për fëmijët tanë. Ndaj e lënë punën dhe ikin, se nuk ka këtu njerëz që t’i ndihmojnë. Kur flitet këtu për mirëqënien e pafundme që ne po çojmë tek bujqit, është për të vënë duart në kokë.Bujqësia nuk është AZHBR, janë këta njerëz që me shpirt prodhojnë ushqim, duhen mbështetur me çdo kusht.

Korreshi: Unë i qëndroj asaj që kanë marrë naftë socialistët. Dhe meqë janë përmendur emra demokratësh bujk këtu, po përmend familjen e kryetarit të Bashkisë Fredi Kokoneshi, që ka marrë subvencion në konflikt të hapur interesi me skemat e qeverisë.

Zjarr Tv Ad