Kreshnik Spahiu hedh akuza të forta: Pse Berisha ‘i lëpihet’ Greqisë dhe sulmon Erdogan në çdo dalje…

0
82
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Juristi Kreshnik Spahiu thotë se qëndrimi i Berishës në mbështetje të Greqisë dhe kundër Turqisë është tërësisht manipulues për opinionin publik të Shqipërisë, por edhe diplomacinë e Athinës.

Në një intervistë për Euronews Albania, Spahiu u shpreh se pretendimi i Berishës për një neootomanizëm në Shqipëri nuk qëndron, pasi vendin që ka pretendime territoriale ndaj Shqipërisë është Greqia dhe jo Turqia.

“Berisha synon të joshë Athinën duke thënë që ka një rrezik në Ballkan neotomanzëm, që është reminishenca e perandorisë osmane. Mes Greqisë dhe Turqisë, vendi që ka pretendime territoriale është Greqia jo Turqia, që nuk cenon kufijtë e Shqipërisë.

Athina mban një pjesë të territorit që është Çamëria, pretendon të marrë hapësirën detare dhe ka modelin serb të komunave greke, ngjashëm atë që kërkon Serbia në Kosovë. Atë mund të rrezikojë Greqia nëse kemi një Berishë në pushtet”, tha Spahiu.

Zjarr Tv Ad