Ai kishte mbërritur në Terni prej disa muajsh dhe me një vajzë kishte marrë një shtëpi me qira, por shpejt kanë nisur dyshimet nga banorët e tjerë. Kjo bëri, që policia të niste vëzhgimet për të kuptuar dyshimet e ngritura.
Pranë shtëpisë, vinin njerëz të veshur mirë, nga të gjitha moshat, shumica nga Terni, të cilët qëndronin vetëm disa minuta.
Pas ndalimit të njërit prej këtyre “klientëve”, i cili konfirmoi se sapo kishte blerë drogën, agjentët ndaluan të riun në pragun e shtëpisë dhe e kontrolluan atë. Ishte një shqiptar 23 vjeçar, me qëndrim të paligjshëm në Itali dhe me vepra të mëparshme penale. Atij ju gjetën 4 doza kokainë.
Në shtëpi, agjentët kanë gjetur 26 doza të tjera kokainë në tryezë në dhomën e ngrënies dhe një sasi prej 50 gram në tarracë.
Gjithashtu, u gjetën edhe doza hashashi. Shqiptarit të papunë ju gjetën edhe 1700 euro, të gjitha kartëmonedha 50-she si dhe një peshore elektronike dhe materiale për paketimin e drogës.