Bosnja kërkon heqjen e taksës nga Kosova

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Delegacionet e Bosnjës dhe të Kosovës, në një takim të zhvilluar në Sarajevë,  kanë paraqitur qëndrimet e tyre në lidhje me tarifën ndaj mallrave të Bosnjës të vendosur nga Qeveria e Kosovës.Zëvëndësministri për Tregti të Jashtme dhe Marrëdhënie Ekonomike të Bosnjës, Midhat Saliç, është shpehur se në këtë takim palët kanë paraqitur qëndrimet e tyre në lidhje me taksën.

“Pala kosovare ka kërkuar nga Bosnja të njohë dokumentet e Kosovës, pasaportat dhe tabelat e veturave si dhe të heqë regjimin e vizave”. Ne në plan të parë kemi potencuar pyetjet ekonomike. Gjithashtu thamë se në këtë mënyrë shkelet marrëveshje e CEFTA-s për tregti të lirë. Ajo që pala kosovarë ka potencuar gjatë bisedimeve ishte se Bosnje dhe Hercegovina po pamundëson lëvizjen e kapitalit, njerëzve dhe shërbimeve për shkak të regjimit të vizave dhe mospranimit të dokumenteve të Kosovës”.

 

Zjarr Tv Ad