Itali, kapen 5 ton marijuane nga Shqipëria, mes 25 të arrestuave dhe shqiptarë

0
236
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një tjetër sasi e madhe droge është kapur në Itali dhe dyshohet se vinte nga Shqipëria.  Mediat italiane raportojne se policia italiane ka sekuestruar 5 ton drogë, ndërsa në pranga u vunë 25 persona mes tyre dhe shqiptarë.

Mes emrave të arrestuarve janë tre  shqiptarë

Indrit Buja, 37 vjec

Elvis Hajdini, 25 vjeç

Shefik Muho 34 vjeç

Operacioni u zhvillua në qytetin Catanzaro nga Guardia di Finanza dhe policia financiare në bashkëpunim edhe me Shërbimin Qendror të Hetimeve Penale të Romës.  Raportohet se mes të arrestuarve janë edhe 3 drejtuesit e organizatës kriminale, që dyshohet se janë përgjegjësit kryesore për importin e rreth 5 ton marijaune nga Shqipëria. Mes të arrestuarve janë bosi i Filadelfias, Rocco Anello dhe Francesco Fiare nga San Gregorio d’Ippona.

Zjarr Tv Ad