Itali, ndahet nga jeta George Hilton, imazhi i filmave uestern

0
8
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

 

U nda dje nga jeta aktori George Hilton, njoftoi mikesha e tij Carlotta Bolognini, të cilën aktori e kishte ngarkuar me të drejtën që të jepte këtë njoftim.

Lindur në Montevideo, në Uruguai, më 16 korrik 1934, Hilton kishte marrë pjesë në dhjetëra filma por është i famshëm për të ashtuquajturit “Spaghetti Western”, një seri filmash uestern që u shfaqën në mes të viteve 1960 duke u bazuar në stilin e Sergio Leone duke bërë një bujë ndërkombëtare.

Sot në orën 16:30 në “Chiesa degli Artisti” (Kisha e Artistëve) në Sheshin e Popullit, në Romë, do të zhvillohet ceremonia funerale.

 

Zjarr Tv Ad