Polonia mbështet iniciativën për paqe të presidentit ukrainas

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

 

Polonia mbështet iniciativën për paqe të Ukrainës në konfliktin e saj me Rusinë, deklaroi sot ministri polak i Punëve të Jashtme, Jacek Czaputowicz ndërkohë që diskutonte për prioritetet e vendit në agendën e Këshillit të Sigurimit në OKB.

“Ne mbështesim veprimet e presidentit (Volodimir Zelenski) dhe partisë së tij”, tha Czaputowicz para reporterëve.

“Ne kemi një moment të ri pas zgjedhjeve. Presidenti Zelenski po ndërmerr hapa konkretë për tërheqjen e turpave nga rajonet kufitare dhe për shkëmbimin e të robërve të luftës”, vazhdoi ministri polak.

Në fillim të korrikut, presidenti ukrainas i kërkoi homologut të tij rus, Vladimir Putin për të zhvilluar bisedimet për paqe në Minsk, Bjellorusi, ku është nënshkruar një marrëveshje paqeje në vitin 2015 por që është shkelur gjerësisht.

 

Zjarr Tv Ad