Itali/ Policia zbulon një skemë mashtrimi prej 108 milionë euro

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Forcat e policisë italine kanë zbuluar sot një mashtrim fiskal e financiar internacional  të shtrirë në 14 shtete.

Sipas hetimeve të kryera nga policia e Riminit janë zbardhur faturime fallso në sektorin e tregtimit me shumicë të aparaturave elektronike e elektroshtëpiake që arrinin një vlerë prej 108 milionë euro.

Në këtë aktivitet të paligjshëm janë përfshirë  45 persona, 56 biznese, 38 prej të cilave në Itali dhe 18 në vende të tjera të Evropës.

Ndaj 5 të dyshuarve është vendosur urdhri i sekuestros së të mirave materiale me vlerë 13 milionë euro.

Gjatë mesditës priten të zbardhen detajet e këtij mega operacioni të koduar “Galateo”, ekzekutuar nga Guardia di Finanza Italiane.

Zjarr Tv Ad