Akuza e rëndë e shqiptarit të arrestuar në Greqi: Jam përdhunuar në burg

0
512
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Akuza të rënda ka ngritur 19 vjeçari shqipatar i ndodhur në paraburgim i akuzuar për vrasjen e studentes greke, Eleni Topaludhi. 

Sipas tij një grup të burgosurish e kanë goditur dhe më pas e kanë përdhunuar. 

Sipas gazetës greke “Tanea”, i riu u ka thënë policëve që e shoqëronin për në spitalin Evangjelizmi se e kanë përdhunuar. 

Doktorët e spitalit pas kontrollit të bërë nuk e kanë vërtetuar një gjë të tillë dhe pasi është parë që është mirë i riu është kthyer sërish në qeli. 

Por sot ai u ka thënë autoriteteve të burgut se të tjerë të burgosur e kanë goditur dhe më pas e kanë përdhunuar. 

Policë nga rajoni i polisisë së Kapandritit kanë shkuar në burg për të marrë sërisht dëshmi nga 19 vjeçari.

Zjarr Tv Ad