Itali, protesta e studentëve

0
75
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Studentët italianë kanë zbritur në protesta në më shumë se 30 qytete të Italisë për të protestuar kundër politikave në lidhje me arsimin që janë ndërmarrë nga qeveria e ndryshimit. Qeveri që studentët e akuzojnë për propagandë.

Mes parullave të ndryshme, gazit lotsjellës dhe gurëve kundër policisë. Në Torino studentët kanë djegur dy manekinë që përfaqësonin zëvendës kryeministrat Salvini dhe Di Maio. Autorët e gjestit janë identifikuar dhe do të denoncohen.

Studentët por dhe nxënësit e shkollave të mesme kërkojnë që në mënyrë të menjëhershme, ndërtesat e shkollave të sigurohen, të ketë lehtësira për studentët që edhe punojnë si dhe më shumë investime për të drejtën për arsim.

Kryeqyteti italian është paralizuar për shkak se studentët atje kanë bllokuar rrugët kryesore, por dhe për shkak të grevës së përgjithshme të transportit publik në Romë. Studentët denoncojnë faktin se brenda 10 vjetëve janë bërë shkurtime prej tetë milliard eurosh në buxhetin për arsim. Dhe fakt për këtë janë 150 mijë studentët që çdo vit braktisin shkollën.

Studentët paralajmëruan se do të vazhdojnë protestat deri në plotësimin e kërkesave ose deri në rrëzimin e qeverisë aktuale.

 

Zjarr Tv Ad