Italia është finalistja e parë e Europianit, penalltitë ndalin Spanjën…

0
54
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Italia ka mundur Spanjën me shifrat e përgjithshme 5-3 dhe është kualifikuar në finalen e Kampionatit Europian, që do luhet më 11 Korrik mes Danimarkës dhe Anglisë. 120 minutat u mbyllën me shifrat 1-1, pas një ndeshje të mbushur me emocione. Italia fitoi 4-2 te penalltitë dhe fitoren ia dhuroi Morata. Ashtu siç pritej, ishte Spanja që e zotëroi topin dhe e qarkulloi atë më shumë, duke e mbyllur Italinë pas. Fillimisht në minutat e para Pedri dha një pasim magjik për Oyarzabal, por talenti i Real Sociedad, nuk e mori mirë dhe nuk mundi të godasë.

Më pas në minutën e 27 Dani Olmo, kishte shansin e artë për të shënuar për Spanjën, por Gianluigi Donnarumma u përgjigj në mënyrë të spektakolare dhe çoi sferën në goditje këndi. Pjesa e parë u mbyll me një rast të Emerson Palmierit, i cili goditi traversën nga afër portës së Unai Simon. Në pjesën e dytë, Spanja ishte më e qetë dhe Italia më e rrezikshme me kundërsulme. Gjithsesi rasti i parë erdhi për Spanjën, me Oyarzabal, që dështoi të godasë saktë brenda zonës. Më pas ishte Busquets, që goditi jashtë 16-metrave dhe pak centimetra e ndanë nga kuadrati i Donnarummas. Por goli do shënohej në krahun tjetër. Federico Chiesa në minutën e 60-të bëri gjithçka mirë dhe lëshoi një goditje perfekte, që e la Unai Simon në vend dhe tundi rrjetën. Pas golit Spanja u bë akoma më ofensive dhe i dha rastin Italisë të dyfishonte.

Berardi gaboi dy herë dhe në të tilla raste, fati të kthehet kundër më pas. Kështu ndodhi sepse Morata, i futur nga stoli, barazoi për Spanjën në minutën e 80 dhe riktheu baraspeshën 1-1, duke e bërë akoma më të ethshme atë ndeshje. Me këtë gol sulmuesi e çoi në 6 numrin e golave në Kampionatet Europiane. Kështu, ai parakalon Fernando Torres dhe bëhet golashënuesi më i mirë i Spanjës në këtë kompeticion. Në pjesën e mbetur të ndeshjes, Spanja bën maksimumin për të shënuar të dytin, por Italia “shtrëngon dhëmbët” dhe me pak fat arrin ta çojë ndeshjen në shtesën prej 30 minutash. Pas fërshëllimës së gjyqtarit Felix Brych, Spanja u bë e para skuadër në historinë e Europianeve që luan në tre ndeshje rresht shtesën prej 30 minutash. Me nisjen e kësaj të fundit skuadra e Luis Enrique, dominoi gjithë terrenin e portës. Në pjesën e pare, rastin më flagrant e kishte Morata, i cili goditi mes kaosit në zonë, por sfera nuk filtroi.

Më pas në minutën e 102-të Donnaruma bëri një gabim në dalje dhe Olmo goditi, por Bonuçi zëvendësoi portierin dhe devijoi topin për të mos hyrë në portë. Pjesa e parë e shtesës u mbyll në barazim 1-1. Në pjesën e dytë spektakli dhe mendimi për të shënuar ia lanë vendin atyre për të mos pësuar. Spanja sërish ishte më kërkuese, por sulmoi me më pak forca dhe nuk rrezikoi sa më parë, derisa gjyqtari i drejtoi të dyja skuadrat te pika e bardhë e penalltive. Locatelli goditi të parën dhe Unai Simon u kthye sërish vendimtar, duke pritur penalltinë. Më pas te pika e bardhë ishte Olmo për Spanjën dhe topi përfundoi te tifozët italianë pas portës, duke lënë baraspeshën në fuqi. Belotti u shfaq më pas për Italinë në pikën e bardhë dhe sulmuesi i Torinos tundi rrjetën, duke kaluar të kaltrit në avantazh. Gerard Moreno kishte mundësinë të rikthente barazimin dhe nuk gaboi, duke mposhtur Donnarumman. Ishte radha e Leonardo Bonuccit, që goditi bukur dhe dërgoi në krahun tjetër portierin. Alcantara e ekzekutoi në perfeksion më pas të tijën.

Pas spanjollit, ishte momenti i Bernardeschit, që kapi trekëndëshin dhe tundi rrjetën. Më pas Alvaro Morata gaboi përballë Donnarummas, që bëri ndoshta pritjen më të madhe në karrierë. Jorginho u vendos përballë Unai Simon dhe shënoi penalltinë perfekte duke çuar Italinë në finalen e madhe të “Wembley” pas rezultatit 4-2 të penalltive. /abcnews.al

ITALIA (4-3-3): Donnarumma; Di Lorenzo, Bonucci, Chiellini, Palmieri; Verratti, Jorginho, Barella; Chiessa, Immobile, Insigne. Trajner: Roberto Mancini.

SPANJA (4-3-3): Simon; Azpilicueta, Laporte, Garcia, Alba; Pedri, Busquets, Koke; Olmo, Oyarzabal, Ferran Torres. Trajner: Luis Enrique.

Mbyllet ndeshja.

79’ Goooool! Alvaro Morata barazon për Spanjën, italianët qetësi totale nw “Wembley”.

 

Zjarr Tv Ad