Ivica Daçiç “non grata” në Prishtinë

0
23
Beograd, 2.januara 2014. - Premijer Srbije Ivica Dacic porucio je danas da vanredeni parlamentarni izbori nisu prioritet, ali da to ne znaci da se plasi izbora, jer i ako ih bude, smatra da ce time biti "zapecacena sudbina opozicionih stranaka". Dacic je novinarima rekao da tema izbora nije aktuelna i ponovio da se prvi potpredsednik vlade i lider SNS Aleksandar Vucic i on slazu da izbori nisu prioritet i da to nije na dnevnom redu, a da li ce biti promenjen odnos politickih snaga to je za neku kasniju raspravu. FOTO TANJUG / ZORAN ZESTIC / nr
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryediplomati serb, Ivica Daçiç, do të shpallet persona non-grata në Prishtinë pas përligjjes së mizorive të ushtrisë serbe në Kosovë në fundvitet 90.

Shkas u bë një intervistë e fundit e tij, ku ai tentoi të justifikojë masakrën e 30 të miturve dhe të moshuarve në fshatin Reçak 20 vite më parë me agresionin që NATO ndërmori kundrejt forcave serbe.

Daciç: Serbët e urrejnë familjen Klinton. Ata, së bashku me Medlejn Olbrajt dhe Toni Bleir janë shkaktarë të agresionit ndaj forcave serbe, ndërsa veprat për të cilat ato përfliten nuk janë të vërtetuar në gjykatën ndërkombëtare në Hagë. Ngjarjet në Reçak ishin shkaku i drejtpërdrejtë i bombardimeve.”

Homologu i tij shqiptar në Kosovë, Behgjet Pacolli, nuk vonoi të ta dënojë relativizimin e masakrave serbe në Kosovë, duke iu referuar ministrit Daçiç si një fashist që ka ndryshuar pak në tri dekadat e fundit.

Pacolli: I pështirë dhe absolutisht i papranueshëm mohimi i Masakrës së Reçakut nga ministri aktual i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, i cili shërbeu si zëdhënës i partisë së Milosheviçit në vitet ’90. Ai vazhdimisht ofendon viktimat, familjaret e tyre dhe mohon vrasjet masive dhe gjenocidin në Kosovë nga regjimi që ai i shërbente i përkushtuar. Kam vendosur që të gjithë zyrtarët serbë që i mohojnë krimet e luftës të kryera në Kosovë të shpallen persona non-grata dhe i bëj thirrje Prokurorisë të marrë masa ligjore kundër tyre.

Pacolli apeloi drejtësinë ndërkombëtare të dënojë të gjithë kriminelët serbë të luftërave në Kosovë, por edhe në Bosnje apo Kroaci, përndryshe pajtimi me Serbinë nuk do të arrihet asnjëherë.

Deklarata të ngjashme me ato të kryediplomatit Daçiç i kushtuan postin e tyre qeveritar muajt e fundit edhe dy pjesëtarëve serbë të kabinetit në Kosovë.

Ndërkaq në vend në vitet 1998-99 llogaritet se janë vrarë më shumë se 13,500 persona, dhe mbi 1,600 të tjerë ende nuk gjenden.

 

Zjarr Tv Ad