Protestat në Serbi marrin tjetër formë

0
38
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Protestat në Serbi kanë marrë një tjetër rrjedhë pas 22 javëve, dhe tubuesit kanë vendosur ta shprehin ndryshe pakënaqësinë e tyre me qeverinë dhe presidentin Aleksandër Vuçiç.

Të shtunën, liderët e aleancës politike opozitare njoftuan se do të organizojnë takime të përditshme me qytetarët.

Ata thanë se çdo banor do të mund të konsultohet me politikanët dhe figurat e tjera publike në të ashtuquajturën “zonë të lirë” të ngritur posaçërisht për ta në parkun jashtë godinës presidenciale.

Një nga udhëheqësit e protestave disajavore, aktori Branislav Leçiç, informoi se struktura e re do të mbajnë çdo mesditë konferenca për shtyp dhe do të transmetojnë lajme të vërteta pa lustrën qeveritare të cilën përdor aktualisht televizioni shtetëror “RTS”.

Opozita shtoi se protestat masive qytetare do të vazhdojnë për sa kohë autoritetet refuzojnë plotësimin e kërkesave të tyre për zgjedhje të lira dhe të ndershme, si edhe medie të pavarura.

Disa nga folësit gjithashtu përmendën çështjen e Kosovës, duke i kërkuar presidentit Vuçiç të bëjë të qarta planet e tij për vijat e demarkacionit mes dy shteteve.

Protestat të cilat nisën më 8 dhjetor të vitit të kaluar si pasojë e dhunës së ushtruar ndaj një lideri politik të opozitës u shtrinë edhe në qytetet e tjera kryesore të vendit.

Në Novi-Sad, protestuesit zgjodhën të mos marshojnë në rrugë, por të krijojnë të ashtuquajturin “parlament të hapur”, ku secili qytetar mundi të votonte me një letër ku shkruhej vetëm po ose jo rreth të ardhmes së protestave dhe si duhet luftuar regjimi aktual.

 

Zjarr Tv Ad