‘Ja pse Rama dhe zëdhënësja e tij, Nikolla, përjashtuan deputetin Spaho’

0
45
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari demokrat, Sali Berisha, postoi videon e fjalimit të deputetit Edmond Spaho, i cili u ndëshkua nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

“Ja pse Rama me zëdhënësen e tij znj. Nikolla, përjashtuan nga parlamenti deputetin, Edmond Spaho. Ndiqeni sipas dëshirës fjalën e tij në parlament!” shkruan Berisha.

Spahi foli në Kuvend për krizën e rëndë të çmimeve në vend.

“Ministrat po thonë se çmimet do rriten dhe populli është i gëzuar. Edhe qeveria është e gëzuar, se së bashku me oligarkët dhe kartelet përfitojnë në kurrizin tonë. Pse të mos jetë e gëzuar qeveria? Po mbledh para. Spekulanti më i madh në këtë kohë është qeveria e Edi Ramës,” tha Spaho.

Qeveria vjen e mburret këtu, ndërkohë që qytetarët po vdesin për bukë,” tha ai, duke shtuar se Shqipëria është vendi që paguan më shumë për energjinë elektrike.

Spaho u ndal edhe të Ballkani i Hapur. “Ne grurin nga Serbia, qumështin nga Serbia, mishin nga Serbi, zarzavatet nga Serbia, po shqiptarët do prodhojnë gjë? Apo ta zbrazim siç kemi bërë deri tani dhe na rroftë Ballkani i Hapur”.

“Kjo e ka një zgjidhje, vetëm protestat,” tha Spaho. “Prandaj duhet të ngrihemi në protesta dhe ta rrëzojmë. Këta marrin vesh vetëm gjuhën e forcës. Nuk ka gjuhë tjetër që shkon me këta bastardë”.

Zjarr Tv Ad