“Jam këtu falë burrit tuaj”, Trump i përgjigjet me ironi Michelle Obamës

0
45
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i SHBA Donald Trump i është përgjigjur ish-zonjës së parë Michelle Obama pasi kjo e fundit u pozicionua krah Joe Biden për zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Trump ka ironizuar në rrjetet sociale parardhësin e tij në postin e presidentit, Barack Obama, duke iu drejtuar zonjës së tij se është në atë post pikërisht prej punës që ky i fundit ka bërë.

“Dikush ju lutem t’i shpjegojë Michelle Obamës se Donald J. Trump nuk do të ishte këtu, në Shtëpinë e Bardhë të bukur, nëse nuk do të ishte puna e bërë nga burri juaj, Barack Obama.

Biden ishte thjesht një mendim, një arsye e mirë për atë miratim shumë të vonuar dhe të pazakontë.

Unë dhe administrata ime ndërtuam ekonominë më të madhe në histori, shpëtuam miliona jetë, ndërsa tani po ndërtojmë një ekonomi edhe më të madhe se më parë.

Punët po rrjedhin, NASDAQ tashmë është në një rekord të lartë, pjesa tjetër për t’u ndjekur”, shkruan Trump

Zjarr Tv Ad