“Janë bërë gabime” – Lulzim Basha: Ja alternativa qeverisëse së PD

0
59
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga foltorja e Kuvendit të PD, kreu i partisë Lulzim Basha ka pranuar se janë bërë gabime dhe hapa të gabuar, por ka theksuar se është reflektuar dhe korrigjuar.

Sipas Bashes, “Shqipëria nuk ka nevojë të ndërrojë Edi Ramën me Lulzim Bashën. Shqipëria ka nevojë në rradhë të parë të ndryshojë mentalitetin e qeverisjes: shërbim ndaj interesit publik ne vend te grabitjes për pasurim vetjak”.Ne kete menyre kreu i demokrateve ka shpalosur edhe alternativen qeverisese te PD.

Fjala e Bashes 

Janë bërë gabime, kemi bërë hapa në drejtim të gabuar, por me ndihmën e demokratëve e kemi korrigjuar dhe përmirësuar këtë proces dhe po bëjmë kështu.

Partia Demokratike nuk ka qenë asnjëherë më shumë nën sulm sesa sot.

Partia Demokratike, drejtuesit e saj, deputetët e saj dhe vetë demokratët e thjeshtë janë nën shënjestrën e sulmeve të makinerisë së propagandës qeveritare nga të gjitha anët.

Shkurajimi i demokratëve, përçarja e tyre është një objektiv i përditshëm i propagandës së Ramës. Edi Rama dhe grupi i plaçkitësve të tij kanë nevojë që PD të jetë e përçarë, që PD të mos jetë e besueshme.

Rritja e cinizmit dhe mosbesimit të shqiptarëve është qëllimi i dytë i kësaj propaganda. Edi Rama ka nevojë gjithashtu që shqiptarët të mendojnë se të gjithë janë njësoj. Se krimi dhe korrupsioni i tij marramendës është dicka e zakonshme.

Për të arritur këto qëllime të ndikimit të opinionit publik, për të manipuluar opinionin publik, Edi Rama ka financuar një operacion gjigand propagande, me kosto dhjetëra miliona euro, me para para të adhura nga korrupsioni e nga krimi kundër Partisë Demokratike dhe çdo zëri kritik.
Në këtë operacion janë përfshirë një ushtri e mercenarëve të përçarjes dhe përçmimit të shqiptarëve.

Shikoni cfare ndodh: Në PS nuk ka asnjë lloj zgjedhje dhe asnjë lloj demokracie,
Në PS ka vetëm një autokrat që vendos çdo gjë sipas tekave të çastit. PS kontrollohet nga krimi dhe nga interesat kriminele
Rilindja solli në majat e pushtetit dhe në mes të Kuvendit vrasës dhe përdhunues.

Rilindja e ka shndërruar këtë parti politike në një shtojcë memece të dhe organizatës së saj kriminale.

Por pak kush flet për këtë.
Sepse propaganda kontrollon çdo gjë.

Të njëjtet që as nuk shohin e as nuk shqetësohen për autokracinë kriminale në PS,
sulmojnë dhe kritikojnë përditë zhvillimet e brendshme në PD, të cilat me të gjitha problemet e kuptueshme, janë në thelb demokratike dhe përparimtare.

Basha: Ja alternativa e qeverisjes së PD

Vetëm largimi i Edi Ramës nuk mjafton që të garantojë mirëqeverisjen e vendit, nuk garanton mospërsëritjen e gabimeve dhe keqqeverisjes të së shkuarës.

Që të ndodhë kjo gjë duhet të ndryshojë struktura politike dhe ekonomike e vendit.

Shqipëria nuk ka nevojë të ndërrojë Edi Ramën me Lulzim Bashën.

Shqipëria ka nevojë në rradhë të parë të ndryshojë mentalitetin e qeverisjes: shërbim ndaj interesit publik ne vend te grabitjes për pasurim vetjak

Sot beteja jonë duhet jo thjesht për të larguar Edi Ramën dhe regjimin e tij shkatërrues nga pushteti, por për të zhdukur bashkë me të edhe këtë sistem të ndryshkur në qeverisje, në politikë dhe në ekonomi.

Kjo gjë nuk arrihet me dhunë, por me mjete demokratike.
Kjo gjë nuk arrihet me forcë, por me votë.

Detyra kryesore e opozitës mbetet hartimi i një alternative të besueshme qeverisëse.

Programi ynë qeverisës do të synojë në rradhë të parë ndryshimin e kursit të vendit dhe reformat e mëdha institucionale dhe strukturore.

Ai do të synojë ndaljen e thellimit të krizës së vendit dhe zhdukjen e kushteve që kanë çuar në kriminalizimin e vendit, korrupsionin epidemik, autokracinë e vazhdueshme dhe ekonominë e mjeruar.

Programi ynë do të synojë

  1. Politikë të lirë, të hapur dhe konkurente permes:
  • Dekriminalizimit të politikës.
    · Dekriminalizimit të zgjedhjeve
    · Kufizimit të pushtetit
    · Transparencës totale të qeverisë
    · Shtetit të së drejtës
  1. Ekonomi të lirë të hapur dhe konkurente përmes
  • Dekriminalizimit të ekonomisë dhe aktiviteteve sipërmarrëse
    · Deoligarkizimit të vendimmmarjes përmes çmontimit të sistemit të favoreve dhe rentave ekonomike, mundësuar nga politikat korruptive e klienteliste të koncesioneve dhe PPP-ve, të sistemit tërësisht klientelist të prokurimeve publike, të rregullimit të çdo gjëje nga shteti, të vendm-marrjes pa transparencë dhe të mbyllur
    · Uljes së taksave, tarifave dhe çmimit të energjisë dhe naftës, dhe mirëadministrimit fiskal
  1. Shoqëri të lirë, të hapur dhe konkurente dhe krijimit të mundësive për të gjithë, pa lënë asnjë prapa. Tre prioritetet kryesore:
  • Arsim masiv perëndimor, si fuqizues i burimeve njerëzore dhe çlirues i njerëzve!
    · Teknologji e informacionit si fuqizues, mundësues dhe çlirues i potencialeve të njerëzve
    · Kujdes social, që asnje shqiptar te mos mbetet pa buke uje dhe drita dhe ku kosto e jetes te jete e perballueshme.

Ndaj le te nisim sot nga ky Kuvend për cdo shqiptar, lajmin që orët e errësires po numërohen mbrapsht, sepse drita e shpresës që rinia ka ndezur, drita e shpreses për një ndryshim të vërtetë për çdo shqiptar nuk do të fiket, por do të shndrisë çdo ditë e më fort derisa ta mposhtë errësirën!

Shikojini dhe dëgjojini mirë bijtë dhe bijat tuaja. Ata na thërrasin në këtë betejë
Dhe ne nuk mund t’i braktisim. Ne nuk do t’i braktisim!

Le të luftojmë me ta e për ta. Le të shtrojmë me sakrificën tonë rrugën, që rinia të jetë e sotmja e Shqipërisë. Një orë e më parë! Ajo do të jetë Ora e Shqipërisë si gjithë Europa!

Zjarr Tv Ad