“Janë braktisur”, deputeti Sula thirrje qeverisë: Të merren masa për tu ardhur në ndihmë fermerëve, unë zotohem se…

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i PD, Dashnor Sula, i ka bërë thirrje qeverisë që të kthejë sytë nga fermerët dhe t’i ndihmojë ata. Ai është ndaluar tek fermerët e zonës së Dumresë, teksa thotë se ata janë braktisur dhe se po keqpërdoren paratë e qytetarëve.

Statusi i plotë:

Braktisja e fermerëve të Dumresë e keqpërdorimi i parave të qytetarëve.

Në Dumre prej një jave ka nisur vjelja e ullinjve dhe prodhimi i vajit. Mijëra litra vaji ulliri me cilësi të parë dhe pa hile prodhohet çdo ditë këto dy muaj. Vitet e fundit fermerët e

Belshit dhe fshatrave janë kthyer në prodhues profesionist të vajit.

Mirëpo si çdo sektor në Shqipëri, për shkak të keq qeverisjes, politikave të gabuara dhe shpesh herë abuzive, feremerët duar artë po përballen me vështirësi në tregtimin e produkteve të tyre. Përqëndrimi i sektorit në 4-5 duar të miqëve të qeverisë dhe dritëshkurtësia për të thithur tregtarin e huaj ka bërë që një sjellje monopoliste ku tregtarët ua kerkojnë vajin fermerëve me një çmim qesharak. 400 lek të reja nje litër vaji ulliri i cilësisë supër të përsosur, në një kohë që 1 litër vaji importi luledielli ka shkuar 420 lekë të reja. Ky është krim.

Të paktë 3 herë ka shkuar ministrja e bujqësisë gjatë kesaj kohe në zonën e Belshit. Por asnjëherë për tu çuar atyre një mundësi tregtimi të produkteve të tyre, por ka shkuar për gjasme inugurime të disa objekteve qe kanë përfituar nga fondet shtetërore. Mirëpo edhe këto investime kanë shkuar te funksionarët e partisë së tyre. Ndërkohë zero përpjekje për të ndihmuar fermerin.

Më 14 Maj, kolegu socialist Gjiknuri, Ministrja e Bujqësisë dhe Kryetari i Bashkisë detyruan prindërit e punonjësve të administratës së pushtetit vendor që të merrnin pjesë në një takim propagandistik partiak me justifikimin inaugurumin e një investimi të bashkisë për grumbullimin e produkteve buqësore të fermerëve.

Premtimet qenë të mëdha nga Arif Tafani, kryebashkiaku i Belshit: “Objekti pas nesh është një qendër grumbullimi. Kjo është një aset publik, pra një pasuri e Bashkisë Belsh dhe do shërbej si qender grumbullimi te prodhimeve bujqësore të zonës së dumresë. Me dorëzimin e projektit në muaj korrik, do bëjmë të pamundurën që kjo hapësirë, ky kapanon të jetë në shërbim të fermerëve”, është shprehur ai.

Ndërkohë sot kur ka filluar vjelja e ullinjve dhe prodhimi i vajit, në Belsh e zonën e dumresë nuk ka asnjë pik grumbullimi. Investimi që fliste më sipër kryebashkiaku i Belshit nuk është realizuar. Siç duken edhe në fotot e shkrepura në disa ditë, ajo pikë grumbullimi është jashtë funksionit. Madje në tabelën ku duhet të shkruheshin detajet teknike të ndërtimit gjendet vetëm një tabelë hekuri e ndryshkur. Atje mund të shkojë kushdo në çdo orë të ditës. Por do të gjejnë një kapanon me dyer të kyçura dhe pa asnjë njeri për të mbledhur produktet. Para të shkuara dëm dhe pa asnjë transparencë investimi.

Në një kohë që dyert e “Pikës imagjinare të grumbullimit” janë mbyllur, fermerët duar artë, por të penalizuar nga shteti kanë nisur të ngrenë zërin që dikush ti dëgjojë, por me siguri kur bëhet fjalë për të gjetur një mundësi për përqindje pushtetarët dëgjojnë ndërsa për ti ndihmuar, humbasin. Nuk e di se si Krifca, Gjiknuri e kryebashkiau i Belshit, Arif Tafani morën guximi më 7 Tetor të shkelnin e të organizonin një tjetër takim propagandistim në vendin ku vetëm pak muaj më parë bërën premtime që i kanë shkelur vetë me të dyja këmbët. (Që pika grumbullimit do hapej në shtator).

Unë i bëj thirrje qeverisë, të marrë masa për tu ardhur në ndihmë fermerëve.

Unë zotohem se do të kontaktoj çdo tregtar serioz që të mbledh me çmim të arsyeshëm e jo qesharak, prodhimin e tyre. Opozita i ka mundësitë e kufizuara, por unë do shfrytëzoj çdo mundësi për tu ardhur sadopak në ndihmë këtyre njerëzve!

Zjarr Tv Ad