“Janë një turp i madh”, humoristi i njohur jep opinionet dhe qëndrimin e tij në lidhje me emisionet e Arbanës, Borës dhe Alketës..

0
3726
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ai është një ndër personazhet më të njohur në botën e medias në vendin tonë, ku me humorin e tij ka bërë publikun të qeshë pa fund, sidomos kamerat e fshehta.Ismet Drishti një personazh multidimensional, ku me krijimtarinë e tij godet gjithmonë fenomene që sipas tij dëmtojnë shoqërinë shqiptare.

I ftuar në D-Night nën drejtimin e
Dajana Shabanit, ai foli më shumë rreth shfaqjes më të fundit #BigBrotherVipShkodra, me një estradë të ngritur prej 16 aktorësh ku do të sjellin humor pa fund, por edhe për disa programe që atë e shqetësojnë dhe nuk kanë se çfarë t’i japin shoqërisë shqiptare.“Unë e shoh një situatë shumë shqetësuese, shoh disa programe televizive me të vërtetë problematike, në çfarë rruge po i dërgojmë njerëzit, ku po e çojmë rininë, sa vlerë po mban familja, kam frikë se po na sh katërrohet familja”, tha Drishti.

“Shiko programe që bëhen përpara orës 00:00 të natës, kur fëmijët janë zgjuar, pastaj program që promovojnë çfarë? A kanë ndonjë vlerë? Aspak!Mua nuk më vjen turp t’a them sepse nuk kam as frikë as zor ta them për partnerët rreth e rrotull dhe emisione si  Për’Puthen dhe Love Story për mua janë turp… për mua janë shkatërrim i vlerave të Shoqërisë.

Nuk kam pse i bie rreth e rrotull e të mbaj me të mira askënd asnjë”, shtoi Drishti/ Nga Elton Rama

Zjarr Tv Ad