Jason Momoa tregon sfidat qe kaloi pas rolit në filmin ‘Game of Thrones’

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Jason Momoa është një nga ‘heronjtë’ më të njohur të Hollywood-it. Ne nje interviste aktori u shpreh se vetëm pak kohë më parë luftonte për të siguruar jetesën.Momoa zbuloi se roli i tij në ‘Game of Thrones’ në 2011-ën, e la atë plotësisht në borxhe. Ai u mundua të paguante faturat në shtëpinë që ndan me bashkëshorten, aktoren Lisa Bonet dhe dy fëmijët e tyre. “Nuk mund të gjeja punë. Është shumë sfiduese kur ke foshnje dhe je plotësisht në borxhe”.Nga fundi i viteve 90′, Momoa luajti në seriale si Baywatch: Hawaii, North Shore dhe Stargate Atlantis, por duke luajtur Khal Drogo në Game of Thrones e vendosi atë në një pozitë mjaft të vështirë.Fati i Momoa-s, tani 41-vjeçar, u kthye kur ai u përball me filmin ‘Aquaman’ të vitit 2018, me të cilin fitoi më shumë se 1.1 miliard dollarë në të gjithë botën.

Zjarr Tv Ad