“Je antishqiptar”/ Meçe, sherr me zëdhënësin e Belerit: Mbylle h*lenë

0
89
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një debat i ashpër është regjistruar mbrëmjen e djeshme mes zëdhënësit të fushatës së Fredi Belerit, Skerdjan Dhulit dhe analistit Arben Meçe në Report TV.

Debati nisi për shkak të diskutimeve për dënimin me dy vite burg të kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës.

Meçe e cilësoi Dhulin si antishqiptar, ndërsa ky i fundit i është kundërpërgjigjur ashpër me ofendime.

Replikat:

Meçe: Të arrij të dëgjoj në një emision një antishqiptar që të më flasë dhe unë të rri indiferent, jo, jam edukuar ndryshe…

Dhuli: Me kë flet ti, me kë flet? Dëgjo këtu… Kujt i thua antishqiptar.

Meçe: Ke dalë në mbështetje të personit që ka folur për helenizimin e Shqipërisë.

Dhuli: Mbylle atë h*lenë… Ka jetë edhe pasi fiken kamerat. Ti e ca llumëra si puna jote nuk më thonë dot mua antishqiptar. Ti je aq këllirë…

Meçe: Ua kemi gjetur vendin juve… s’je burrë…

Zjarr Tv Ad