Jepet dënimi “arrest në burg” për inspektorin e tatimeve, mori 5000 euro ryshfet

0
49
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykaka e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest ne burg’ për oinspektorin e tatimeve Erjon Trungu. Ai dyshohet se ka kryer vepren penale korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike.

Sipas SPAK, Trungu merrte rryshfet nga biznese te ndryshme ne kryeqytet per te mos i ndeshkuar ne rast kur ata kapeshin ne shkelje.

37-vjeçari u arrestua në flagrancë dhe gjatë prangosjes iu sekuestruan në cilesinë e provës materiale 5 mijë euro, te cilat i kishte marrë ne formë rryshfeti nga një biznes në Kamëz.

Vlerat monetare, 37-vjeçari i kërkonte në këmbim për të mos i hetuar dhe mos i referuar në Prokurori, kur këto subjekte konstatoheshin në shkelje.

Më pas, ai u shkarkua nga Drejtoria e Tatimeve.

Zjarr Tv Ad