Jo vetëm Berisha, paralajmëron ambasadori britanik: Gjatë vitit 2023 do të sanksionohen

0
72
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasadori britanik në vendin tonë, Alastair King Smith ka dhënë disa mesazhe sot nga Elbasani. Diplomati i Britanisë ka paralajmëruar se gjatë këtij viti do të do të sanksionohen politikanë dhe bisnesmenë shqiptarë, në mënyrë që t’i jepet fund pandëshkueshmërisë.

Ai ka folur për zgjedhjet e 14 majit, duke thënë se  kandidatët për kryebashkiakë duhet të jenë  larg korrupsionit. Mes të tjerash Smith foli dhe për emigracionin e paligjshëm, duke thënë se qeveria e Britanisë do të marrë aksione kundër trafikantëve.

Smith: Gjatë këtij viti do të ketë aksione të mëtejshme. Gjatë  vitit 2023  do të sanksionohen politikanë dhe bisnesmenë  shqiptarë.  Do të ketë të tjerë non grata për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë. Do të marrim aksione kundër trafikantëve. Ne do të vijojmë që të investojmë për arsimin dhe universitetet.

Kandidatët në zgjedhjet vendore  të jenë larg korrupsionit dhe krimit . Dhe mos ketë keqpërdorim të burimeve shtetërore. Neser do të kemi vizitën në  Tiranë të Dërguarit të Posaçëm për BP. Në fund du atë flas për emigraciinon. Jmei të shqetësur spese shumë të rinj po largohen nga Shqipëria në  mënhtyrë të paligjshme, Mesazhi ynë është që mos shkoni nëkëtë mnyrë atje, e vërteta është se  nuk është ashtu siç tregohet nga trafikantët.

E rëndësishme është që të zbatojmë marrveshjen e përbashkët mes dy vendeve. Në bazë të kësaj marrëveshje, Shqipëria shihet si një vend i sigurt dhe ata që ikin ilegalisht, do të kthehen. Përvecse do të marrim aksione kundët trafikantëve, do të sigurohemi që personat që ikin në mënyrë të paligjshme të mos e bëjnë. Qeveria britanike e njeh dhe e vlerësonn  shumë kontributin e komunitetit shqiptar në Britani. Ne do të marrim masa ndaj personave të përfshirë në kriminalitet.

Zjarr Tv Ad