Me vulën peng prezantojnë kandidatët për 14 Majin/ Zbulohet kundërshtari i Primareve në Bashkinë Kamëz

0
51
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Grupi i Alibeajt vijon me prezantimin e kandidatëve për kryetarë bashkish, ndërkohë që po mbajnë vulën peng me anë të gjykatave. Në Kamëz, është prezantuar Bilbil Bajraktari.

Postimi në faqen zyrtare te Partisë Demokratike në Facebook:

“Bilbil Bajraktari jeton dhe punon në Kamëz. Bajraktari rrjedh nga një familje demokratësh dhe angazhimi i tij për Kamzën ka qenë paralelisht politikisht dhe profesionalisht.

Politikisht, që prej themelimit ka pasur angazhim maksimal në Partinë Demokratike, që nga anëtar i thjeshtë e deri si kryetar i Këshillit Bashkiak nën siglën e PD-së. Ndërsa profesionalisht, ai ka qenë i lidhur ngushtë me qytetarët e Kamzës duke i’u shërbyer si mjek e drejtues i qendrës shëndetësore.

Si banor i Kamzës, Bilbili ndan të njëjtat halle e probleme me bashkëqytetarët e tij dhe për këtë arsye ka marrë përgjegjësisë për të qenë shërbyes i tyre si Kryetar Bashkie, që Kamza dhe banorët e saj të kthejnë në duart e tyre pushtetin e vjedhur”, shkruhet në postim.

Zjarr Tv Ad