Joe Biden u dha emrat talebanëve, kërkohet dorëheqja… u dha emrat talebanëve, kërkohet dorëheqja…

0
2902
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas shumë orësh, Presidenti amerikan Joe Biden, doli përpara mediave për të folur për ngjarjen e rëndë në Kabul, që shkaktoi vdekjen e 13 trupave amerikane dhe 90 personave të tjerë.

Sipas Daily Mail, Presidenti u shfaq në siklet gjatë gjithë kohës, kur u përball me gazetarët. Presidenti 78-vjeçar, shpesh mbeti pa fjalë përpara gazetarëve, ndërsa ishte i frustruar gjatë konferencës.

Konferenca erdhi tetë orë pas ngjarjes makabre dhe Presidenti nuk tha asgjë përpara kësaj. Sipas Daily Mail, Presidenti për një moment ka kërkuar që të ‘fshihet’ nga sytë e mediave.

Ai tentoi që të fajësojë paraardhësin e tij Donald Trump, për vendimin e tërheqjes nga Afganistani. Edhe pse kishte mbledhur një listë me gazetarë të miratuar paraprakisht, ai ishte në siklet, raporton Daily Mail.

Javën e shkuar, një kardiolog i njohur, Aseem Malhotra, shprehu shqetësim për mirëqenien fizike dhe mendore të Presidentit.

Ndërkohë, sipas Fox Neës, janë shtuar zërat që kërkojnë dorëheqjen e Presidentit. Mes tyre ka edhe demokratë. Ka raportime se mund të nisë një hetim për vdekjen e amerikanëve. Ajo që ka shkaktuar më shumë zemërim mbrëmë, ishte deklarata e Presidentit se talebanëve u është dhënë një listë me emrat e amerikanëve dhe aleatëve të tyre. Sipas ekspertëve, kjo është një tradhti.

 

 

 

Zjarr Tv Ad