Jon Gjebrea i dha fund fejesës/ Reagon për herë të parë si qëndron e vërteta…

0
236
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Jon Gjebrea, para dy vitesh, u fejua me të dashurën e tij prej disa vitesh, Merlin Haxhiymeri, por kjo marrëdhënie duket sikur është prishur, për arsye të cilat ende nuk dihen.

Ndërkohë që qarkullonte lajmi se; Jon Gjerbrea, ishte në një lidhje me modelen e njohur, Vildane Zeneli, pas këtyre lajmeve, që sipas Jonit nuk janë të vërteta, ka qenë vetë Joni, ku me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka mohuar këto thashetheme, ku mes tyre thekson se; ata janë thjesht miq dhe se është një miqësi 10-vjeçare.

“Nuk kam folur, e nuk jam prenoncuar kurrë sa herë shkruhej për mua nëpër gazeta ose siç e quani ju “lajme rozë”. E shikoj të arsyeshme këtë here të shprehem sepse kohët e fundit në këto “lajmet rozë” flitet për lidhjen time me Vildane Zenelin. Të gjitha lajmet janë të pavërteta. Unë me Vildanën njihemi prej 10 vitesh dhe jemi miq.

Vizita ime në Neë York ka qenë për takime pune për ‘Noblecigars” dhe ashtu sic bëjnë miqtë takohen me njëri-tjetrin për të drekuar.

Ju lutem mos përhapni lajme të pavërteta dhe prishni reputacionin e shume njerëzve dhe familjeve të personave të përfshirë në trillimet tuaja. Nëse doni të dini sic janë gjërat, numri i telefonit në ditët e sotme është kollaj të gjendet. Mjafton të telefononi. Shpresoj ky vit tju gjej me më shumë dashuri”, ka shkruar Joni në postimin e tij, që më pas e ka ndarë dhe modelja.

Zjarr Tv Ad