Jonida Maliqi fituese e festivalit të 57 në RTSH

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mbrëmjen e djeshme u zhvillua nata finale e festivalit të 57 në RTSH, ku fituese u shpall Jonida Maliqi me 228 pikë nga juria me këngën ‘Ktheju tokës’ me muzikë dhe poezi të Eriona Rushitit .

Këngëtarja Maliqi do të jetë përfaqësuese e Shqipërisë në festivalin e madh evropian ‘Eurovizion,’ ku  vitin e ardhshëm do të zhvillohet në Izrael.

Jonida mes emocionesh është shprehur: ”Nuk e besoj dot! Falenderoj ata që e krijuan këtë këngë!’

Vendi dytë shkoi për Ledia Lufi dhe i treti për Eranda Libohovën. Ndërkaq Marko Strazimiri dhe Imbro  ishin fitues të çmimit të të rinjve, ndërsa çmimi i medias ishte për Eranda Libohovën.

Zjarr Tv Ad