Jozefina Topalli: Ja si po tentohet të manipulohen zgjedhjet…

0
678
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Jozefina Topalli, cilëson si skemë “Dushku”, futjen e aleatëve në listat e PD në zgjedhjet e 25 prillit. Ish-kryetarja e Kuvendit, nëpërmjet rrjeteve sociale, ka bërë një analizë të zgjedhjeve ndër vite, ku tregon se si partitë e vogla, kanë fituar në kurriz të partive të mëdha .

Ky reagim i Jozefina Topallit, ka ardhur pas arritjes së marrëveshjes mes PD dhe aleatëve të saj Agron Duka, Dashamir Shehi e Nard Ndoka, duke u garantuar këtyre të fundit, se do jenë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë. Sipas Topallit, kjo është tamam fenomen “Dushku”.

Dushku është edhe fenomeni i futjes së kryetarëve të partive të vogla në listat e partive të mëdha, sikurse u bë nga PD në zgjedhjet e vitit 2013 dhe 2017. Edhe në këtë rast vota e hedhur për PD dhe që çon në Kuvend Mediun, Dukën apo te tjerë është manipulim i vullnetit të zgjedhësve, është, për këtë shkak, transferim i kundërligjshëm i votës, prandaj është Dushk. Kjo formë manipulimi po deklarohet haptazi këto ditë nga të njëjtët aktorë, se do jetë në qendër të taktikës elektorale të opozitës. PD po lidh marrëveshje me aleatët e saj të vegjël. LSI ka deklaruar se do të ndjekë të njëjtën taktikë”, ka thënë Topalli.

Gjithashtu, Topalli është shprehur se: partitë po fusin kandidatët e tyre në listat e partive të mëdha, por pritet që të dalin edhe me lista paralele në zgjedhje. Sipas saj, ky është një proces manipulimi zgjedhjesh. “Të gjithë po deklarojnë se do fusin kandidatët e tyre në listat e partive të mëdha, se do konkurrojnë njëkohësisht edhe si koalicione edhe me listat e tyre të pavarura, se do konkurrojnë vetë, por fushatën do ta bëjnë në favor të aleatit të madh, etj. Të gjitha forma manipulimi që synojnë tjetërsimin e vullnetit të zgjedhësve. Opozita Basha-Like nuk po shqetësohet aspak për Dushkun e vet. Këtë herë nuk po përbetohet për shenjtërinë e votës, nuk po i bëhet vonë, se po zbulohet si manipulatore”, ka theksuar Topalli.

Ndër të tjera, Kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli, u shpreh se; fenomeni “Dushk” sipas saj ka ekzistuar edhe në kohën kur Partia Socialiste, regjistroi kandidatët e saj në zgjedhje. Ajo theksoi se; manipulimi u shkul me sponsorizimin e ndërkombëtarëve dhe me akt të KQZ-së. Gjtihashtu, ajo u shpreh po ashtu se një tjetër rast i këtij fenomeni, ka qenë edhe në kohën kur PS prishi zgjedhjet në vitin 2001, në mënyrë që votat sipas Topallit, të kalonin tek aleatët e vegjël. Sipas Topallit, kjo gjë u korrigjua nga Këshilli i Europës dhe Bashkimi Europian.

Akuzat e Topallit për PS:

“Në Shqipëri kemi pasur Dushk kur PS regjistroi në zgjedhje “kandidatët e pavarur” dhe bëri fushatë për ta, sepse donte të thyente tavanin që i vinte ligji në shpërndarjen e mandateve dhe të rriste nëpërmjet tyre artificialisht prezencën e Kuvend. Në atë kohë praktika manipuluese u shkul me sponsorizimin e ndërkombëtarëve dhe me akt të KQZ-së, e cila deklaroi se mandatet e “kandidatëve të pavarur” do i përllogariteshin forcës politike që i mbështeste ata. Dushk kemi pasur edhe kur PS “zgjodhi” të prishte zgjedhjet në zonën 60 në 2001-shin, me qëllim që gjatë përsëritjes t’i transferonte votat tek aleatët e vegjël dhe të rriste kështu artificialisht prezencën në parlament. Në atë kohë horrllëku u korrigjua nga Këshilli i Europës, OSBE dhe BE, të cilët i ndaluan PS-së që të zgjidhte vetë Presidentin e Republikës”, kështu është shprehur Jozefina Topalli.

Zjarr Tv Ad