Dua Lipa rrëfen historinë e gjyshit të saj: Serbët i kërkuan të falsifikonte historinë e Kosovës…

0
170
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, ka bërë një rrëfim prekës, ku ka treguar për gjyshin e saj, si e humbi vendin e punës, sepse nuk ka pranuar që të ndryshojë “falsifikojë”, historinë imponuar kjo nga serbët.

 “Kur ndodhi pushtimi, forcat serbe deshën të rikshkruanin historinë. Gjyshi im ishte historian. Ai refuzoi ta bënte dhe humbi vendin e punës. T’i qëndroj deri në fund gjërave te të cilat besoj, është pjesë e asaj që unë jam sot”, kështu është shprehur në intervistën eksKluzive për revistën “Rolling Stone”, këngëtarja shqiptare që ka pushtuar botën. Gjithashtu, këngëtarja ka folur edhe për rrënjët e veta, duke rrëfyer momentet e vështira që përjetoi familja e saj, nën pushtimin serb.

Gjyshi i artistes me famë botërore, dikur ishte drejtor i “Institutit të Historisë” në Prishtinë. Ai nuk ka pranuar që të falsifikonte historinë siç deshën serbët. Dua të tregoj se si prindërit e mi, ishin shpërngulur në Londër, duke u detyruar të linin pas jetën që njihnin me pozicione mjaft të mira, për të punuar nëpër bare e restorante, ndërsa shkollën e vazhdonin natën.

“Njerëzit nuk e kuptojnë shumë situatën e refugjatëve, nuk e kuptojnë se njerëzit nuk do ta linin vendin e tyre nëse nuk do të ishin vërtetë të detyruar ta bënin një gjë të tillë. Plani ka qenë që gjithmonë të ktheheshim në Kosovë”, kështu është shprehur këngëtarja Dua Lipa.

Kur familja e saj u shpërngul, këngëtarja siç thotë, u bë vajza shqiptare që fliste shqip me theks anglez.

“Por rrënjët e mia kosovare”, është shprehur Dua, “i mbaj gjithmonë pranë zemrës e nuk druhem të flas hapur për to”.

Zjarr Tv Ad