Jozefina Topalli rrëfen pse nuk do të kandidojë për kryetare të PD-së: Çfarë kuptimi ka…?!

0
47
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka treguar  mbrëmjen e djeshme arysen përse nuk ka ambicie për të kandiduar për kryetare të PD-së, pas dorëheqjes së Lulzim Bashës.

Në një intervistë në “A2 Cnn”, Topalli u shpreh se është Sali Berisha ai që i ka dhënë besim kësaj force politike.  Sipas Berisha ka dëshmuar se që është autoritet i padiskutueshëm në të djathtën shqiptare.

“Zhvillimet kanë treguar se kjo është një parti që i ka sytë nga Sali Berisha. Çfarë kuptimi ka të garosh në një forcë politike që i ka dhënë besimin Berishës dhe ai ka thënë që do të kandidojë. Berisha ka dëshmuar për të disatën herë që është autoritet i padiskutueshëm në të djathtën shqiptare.

Ai nuk është Lulzim Basha që të ketë frikë nga njerëzit që i rrinë afër, se mos i bëjnë hije.

Pas një viti janë zgjedhjet lokale dhe Berisha është në një maratonë të pandalshme për t’u rrethuar me njerëz që përcjellin besim. Ka pafund burra, gra, djem e vajza, të cilët duhet t’i mësojmë me kulturën që të bëjnë betejat e tyre dhe të rriten politikisht. Jo të shkojnë direkt në majë. Vetëm kështu mund të kemi lidership me mendim politik dhe me pjekurinë e duhur për të bërë kryetarin e partisë”, deklaroi Topalli.

Zjarr Tv Ad