A do të rikthehet Basha në PD? Kadilli: Ky është një proces i pariciklueshëm, partia KONTROLLOHET nga Berisha

0
47
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike Fatbardh Kadilli deklaroi mbrëmjen e sotme se PD është kontrolluar dhe vazhdon të kontrollohet nga ish-kryeministri Sali Berisha.

I pyetur për një rikthim të Lulzim Bashës, ai u shpreh në “Zonë e Lirë” se ky është një proces i pariciklueshëm.

Pyetje: A do të rikthehet Basha në PD?

Kadilli: Basha nuk bëhet dot dhe pse është  mundura që të imitojë Sali Berishën. Kthimi i tij është një proces i pariciklueshëm. Në Shqipëri mund të ketë berishistë por jo bashistë. PD e ka kontrolluar dhe vazhdon ta kontrollojë Berisha. Unë iu kam thënë demokratëve për të krijuar një projekt të ri politik, por nuk po krijohet. Kemi një vit që kemi harxhura energji dhe moral. Po të ishte mbyllur kjo sot, do të dilja të bëja festë.

Shumicën në parti sot e ka Berisha.

Ndërsa Klevis Balliu u shpreh se Sali Berishën në krye të partisë e rikthen vota dhe jo demokratët.

Klevis Balliu: Çdo kandidati mund të mos i vidhet vota. Të bëhet një fushatë e vërtetë për këtë. Berishën e rikthen vota jo ne, atë e kanë kërkuar. Topalli, Patozi dhe Kadilli kanë tentuar që ta rrëzojnë Bashën, por ai kishte mbështetjen e Berishës. Ai arriti të fitojë Shkodrën, po në 1 vit?

Zjarr Tv Ad