Ja si do të jetë moti për dy ditët e ardhshme

0
72
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Fundjava që presim përpara parashikohet me mot të qëndrueshëm si dhe orë të plota me diell pasi vendi ynë vijon të jetë nën ndikimin e vlerave të larta barike dhe masa ajrore të qëndrueshme dhe të thata.

Në këtë mënyrë për ditën e nesërme (e Shtunë) moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin

Edhe për ditën e Diel moti parashikohet kryesisht i kthjellët (me diell) por nuk do të mungojnë vranësirat kalimtare të larta dhe transparente. Në orët e vona të ditës së Diel vranësirat bëhen të dendura duke nisur nga zona e jugperëndimit shoqëruar me reshje shiu të izoluara dhe intensitet të ulët.

Era për këtë fundjavë do të fryjë e lehtë me shpejtësi mesatare 1-4m/s dhe drejtim kryesor nga kuadrati i jugut ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era arrin në shpejtësi deri në 5-7m/s.

Zjarr Tv Ad